Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)

Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën per ne giysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 n “Allianz Arena”.

Pjesa e parë u mbyll ne barazim pa gola, ndërsa ne fillim te pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dergon topin ne rrjetën e Sommer.

Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur ne kohën dhe vendin e duhur dërgon topin ne rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.

Tre minuta me vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin ne avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dyte erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhe dërgon topin ne rrjetë.

Rezultati nuk ndryshon deri ne fund. Feste e madhe ne “San Siro”, Inter kualifikohet per ne giysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndersa Bayern e mbyll ketu aventuren ne Champions League.

SHIKO GOLAT KËTU