Flickun e nervozojnë gjashtë lojtarë tek Barcelona pasi u vonuan në stërvitje, dalin pamjet

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte dukshëm i nervozuar me gjashtë lojtarë gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit para përballjes me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lamine Yamal, Fermín, Gavi, Ansu Fati, Inigo Martínez dhe Ronald Araujo u panë duke ardhur me vonesë për t’u bashkuar me seancën, duke shkaktuar pakënaqësi tek Flick.

Seanca stërvitore, e cila zgjati pak më shumë se një orë, u vonua me 45 minuta për shkak të një seance të gjatë me video.

Pavarësisht incidentit, gjashtë lojtarët e përfunduan seancën normalisht.