Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, do të mbushë 18 vjeç më 13 korrik dhe po përgatit një festë luksoze dhe sekrete në Barcelonë. Vendndodhja do t’u komunikohet të ftuarve vetëm pak orë para nisjes, ndërsa do të ndalohen telefonat dhe kamerat.
Në festë pritet të marrin pjesë figura të njohura si Lewis Hamilton dhe streameri i njohur IShowSpeed, ndërsa atmosfera muzikore do të mbahet nga artistë si Ozuna, Duki, Bad Gyal dhe Bizarrap, shkruan gazeta spanjolle “Marca”
Megjithatë, festa është përfshirë nga polemika pas deklaratave të modeles Claudia Calvo, e cila tha se u ftua, por refuzoi, pasi i ishte kërkuar të sillte 12 vajza sipas kritereve fizike si madhësia e gjoksit dhe ngjyra e flokëve.
Modelja e re raportoi në emisionin “TardeAR” se i ishte kërkuar të siguronte dymbëdhjetë gra për festën. Kriteret e përzgjedhjes për të ftuarat femra bazoheshin thjesht në pamjen e jashtme: “Ata i kushtuan më shumë vëmendje madhësisë së gjoksit dhe ngjyrës së flokëve”.
Kjo ka shkaktuar kritika të ashpra në rrjetet sociale, me përdorues që dënojnë mënyrën si ngjarje të tilla paraqiten nga mediat.
Pavarësisht sekretit dhe rregullave të rrepta, mbetet për t’u parë nëse ndonjë detaj nga festa do të bëhet publik, sidomos pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga transmetuesi IShowSpeed.