Elvana Gjatës i ndodh “e papritura” gjatë një videoje në pishinë (VIDEO)

Elvana Gjata, si gjithmonë, mbetet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, video kreative dhe foto që mbajnë audiencën të angazhuar në çdo kohë.

Sot, këngëtarja u shfaq në një ambient relaksues pranë një pishine, duke bërë një video ku këndonte një nga hitet e saj të fundit, teksa shfaqte edhe format e saj elegante në kamera. Por pikërisht në momentin kur gjithçka dukej perfekte, i ndodh e papritura!

Në sfond të videos, papritur shfaqet nëna e Elvanës, duke kaluar me not prapa saj – një moment i paplanifikuar që, sipas Elvanës, “i prishi videon”. Megjithatë, artistja nuk e mori aspak seriozisht situatën dhe reagoi me një hutim të ëmbël dhe shumë sens humori, duke e pritur që “ndërhyrësja” të largohej nga kuadrati.

Momenti u bë menjëherë viral për thjeshtësinë, natyrshmërinë dhe atmosferën familjare, duke treguar edhe një herë se përveç talentit, Elvana ka dhe atë dozën e humorit që e bën të dashur për publikun.

Një video që të bën të buzëqeshësh, e që i shton akoma më shumë pikë Elvanës si një yll që di si të jetë pranë fansave – jo vetëm përmes muzikës, por edhe përmes momenteve të vogla, plot jetë.