Leonard Ademaj: Naim Murseli nuk na ka pyetur për fëmijët, as nuk ka thirrë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor të 2023-ës, po vazhdon dëshminë në seancën e së hënës.

Ademaj ka thënë se pas vrasjes së motrës së tij, nuk u kontaktuan nga Naim Murseli për të pyetur lidhur me fatin e fëmijëve.

Nga momenti që kemi marrë fëmijët, e deri të nesërmen asnjëherë Naimi nuk ka pyetur për fëmijët dhe as nuk ka thirrë. Fëmijët nuk donin assesi të shkonin me të kur ka ardhë me i marrë por i kemi mashtruar disi për të shkuar me të“, tha ndër të tjera ai.