Selamiu dhe Edmondi, babë e bir që u vranë sot në Gjilan

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në orën 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy të shtënat çuan në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas burimeve të Insajderit, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.