Reagon Shpat Kasapi pas zhurmës në dasmë: “Jam mirë si molla”

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes pas një incidenti të bujshëm që ndodhi gjatë një dasme në Kosovë, ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas raportimeve nga Telegraph dhe Vox News, situata u tensionua pasi Kasapi mbërriti me një vonesë prej rreth dy orësh, gjë që shkaktoi pakënaqësi mes organizatorëve dhe të ftuarve. Më pas, u raportua për një përplasje fizike mes tij dhe disa pjesëmarrësve, ku tre persona u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Shpat Kasapi ka marrë trajtim mjekësor, por ka reaguar në rrjetet sociale duke qetësuar fansat: “Jam mirë si molla”, duke mohuar çdo lëndim serioz dhe duke e cilësuar ngjarjen si një keqkuptim me dasmorët.

Ky incident ka ngjallur reagime të shumta në media dhe rrjete sociale, ndërsa vetë këngëtari ka kërkuar që ngjarja të mos ekzagjerohet.