Newcastle i përgjigjet deklaratës së Alexander Isak ndërsa “Lufta verbale” vazhdon!

Mes tensionit te vazhdueshem midis ekipit të Premier League angleze Newcastle United dhe sulmuesit Alexander Isak, klubi ka leshuar nje deklaratë ne pergjigje te një postimi ne rrjetet sociale te bere nga lojtari duke kritikuar klubin.

Isak eshtë në konflikt me Newcastle për ollokimin e nje transferimi te Liverpool, siç thuhet, dhe nuk ka qene pjesé e ekipit qe nga fillimi i fushatës para-sezonale, ndërsa mungoi ne ndeshjen hapese te sezonit te liges te Newcastle kundër Aston Villa.

Duke e perseritur qendrimin e tij, Isak nuk mori pjesë në Çmimet e Premier League PFA 2025 pavarësisht se u emërua në Ekipin e Vitit falë 23 golave dhe gjashte asistimeve te tij ne 34 ndeshje te liges sipas statistikave te sezonit te kaluar.

Në një postim në faqen e tij të Instagram, Isak kritikoi Newcastle për dështimin e përmbushjes sẽ premtimit te tyre ne lidhje me nje transferim të ndërkombëtarit suedez nga klubi.

Jemi te zhgënjyer qe jemi njoftuar per nje postim ne rrjetet sociale nga Alexander Isak këtë mbrëmje. Në pergjigje jemi te qartë se Alex mbetet nën kontrate dhe se asnje zyrtar i klubit nuk është bërë kurrë asnje angazhim se Alex mund te largohet nga Newcastle United kete verë.

“Ne duam t’i mbajme lojtarët tane më të mirë, por gjithashtu kuptojme se lojtarët kanë dëshirat e tyre dhe i dëgjojme pikëpamjet e tyre.

“Ky është një klub krenar futbolli me tradita krenare dhe ne perpiqemi te ruajme ndjesine tonë familjare.” Klubi shtoi më pas se “Alex mbetet pjesë e familjes sonë dhe do të mirëpritet kur të jetë gati të bashkohet me shokët e tij te ekipit”.