Edona James, ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.
Para disa minutash në Instagramin e saj, ajo ka publikuar një video ku shihet se ka pranuar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, shkruan IndeksOnline.
”Faleminderit zemra ime, të dua shumë…” dëgjohet duke thënë Edona, e sigurisht këto fjalë i drejtohen personit të saj të zemrës.
Shihet se ky veprim i të dashurit të saj e ka lumturuar shumë Edonën, ani pse ajo ka vendosur ta mbajë të fshehtë personin që ia ka ”rrëmbyer” zemrën.
