Albina Kelmendi ka reaguar sërish në mënyrë të tërthortë ndaj performancës së Egli Takos me këngën “Mora fjalë”, duke publikuar një video në TikTok ku shihet duke e kënduar këtë këngë live në një festë, e veshur me kostum tradicional shqiptar dhe me elementë kombëtarë të theksuar.
Ky veprim është parë nga ndjekësit si një mesazh i qartë ndaj Egli Takos, e cila pak ditë më parë u kritikua nga Albina për performancën e saj “playback” dhe veshjen provokuese gjatë interpretimit të së njëjtës këngë në një koncert.
Rikujtojmë se Albina e cilësoi veshjen e Eglit si të papërshtatshme për një këngë me vlera patriotike, duke theksuar se mungesa e zërit live dhe mungesa e etikës në paraqitje nuk e nderojnë kulturën shqiptare.
Me këtë postim të fundit, duket se Albina jo vetëm që konfirmon qëndrimin e saj, por edhe tregon publikisht se si, sipas saj, duhet të përfaqësohet një këngë kaq e rëndësishme për identitetin shqiptar. Reagimet në rrjete sociale kanë nisur menjëherë, duke e kthyer sërish debatin në një nga më të përfolurit e momentit.
PER VIDEO KLIKO KETU