Ardian Bujupi na zbulon shtëpinë e tij të re! (VIDEO)

Përkundër se me projekte muzikore nuk ka munguar, kohëve të fundit, Ardian Bujupi ka qenë pak më i distancuar në rrjete sociale.

E kjo, mesa duket paska pasur arsye të forta.

Tipikisht siç e do rendi pas martesës, koha ka qenë për t’u përqendruar në strehën e re të familjes.

Ardiani ka qenë duke u marrë me shtëpinë e tij të re e cila tashmë është e përfunduar.

Rezultatet e punës ai i ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social TikTok ku ka zbuluar sallonin dhe kuzhinën e shtëpisë së tij.

Me një stil minimalist, shtëpia e re duket ‘xixë’.

A pranon mysafirë për përhajër Ardian? /Prive By Liberta Spahiu