“Clark ishte shpëtimtar i jonë” tha punëtori nga Kosova, Rama: Shpëtimtar ishte UÇK në krye me Thaçin

Fluturimi i parë certifikues u realizua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ndërsa i pranishëm ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Punëtorë në këtë zonë kishte edhe nga Kosova, me të cilët foli kryeministri Rama.

Ky është legjenda”, tha Rama, duke iu referuar punonjësit nga Kosova.

E dëgjove çfarë më tha, mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, shtoi Rama.

Ndërkaq, punonjësi nga Kosova tha “faleminderit shumë për respektin… ishalla e gëzojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë, por edhe turistët të cilët vijnë e vizitojnë këtë vend, kanë ku me ardh…”.

Pas këtij fjalimi të shkurtër, reagoi Rama duke thënë “ky duhet të ishte për deputet në Kosovë”.

Ndërkaq, në një fjali të tij, punonjësi nga Kosova tha se “Wesley Clark ka qenë shpëtimtari për Kosovën…”.

Më tej, sërish foli Rama. “Shpëtimtari juaj ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës me komandantin e madh Hashim Thaçi”.