Egli iu ngjallë imagjinatën fansave

Egli Tako ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve në rrjete sociale me një postim të ri, ku shfaqet më ndryshe se kurrë.

Në fotot e publikuara në Instagram, këngëtarja duket mahnitëse, ndërsa në mbishkrim ka lënë një fjali që ka ngjallur shumë reagime: “E kur shkove pse m’harrove”, shkruan Insajderi.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, fansat besojnë se kjo është një pjesë nga teksti i këngës së saj më të re, e cila do të titullohet “Jetë”.

Projekti duket se do të ketë nota emocionale dhe një mesazh të fortë personal.