EMRI/ Zbulohet kush fshihet pas rrahjes LIVE të TikTok-erit shqiptar

Pamje shqetësuese janë bërë virale ditën e sotme në rrjetet sociale, ku tiktokeri i njohur si “Diamanti blu” është dhunuar fizikisht gjatë një transmetimi LIVE në TikTok.

Në video shihet se ai detyrohet të kërkojë falje disa herë ndaj një personi, i cili përmendet si Mandi i Nishtullës.

“Kërkoi falje Mandit të Nishtullës”, dëgjohet të thotë një prej personave që shfaqet në video, ndërsa më pas “Diamanti blu” përsërit: “Më fal Mandi”.

Pas kësaj, tiktokeri dhunohet me shpulla në fytyrë nga persona ende të paidentifikuar. Shkaqet e këtij akti nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet.