Mesa duket, dramat mes ish-banorëve të Big Brother nuk kanë të ndalur, edhe pse kanë kaluar më shumë se pesë ditë nga finalja e madhe. Akuzat mes tyre vetëm sa po intensifikohen, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes janë dy emra të njohur: Laerti dhe G-Bani.
Në një intervistë të dhënë dje, Laerti ka deklaruar se disa prej ish-banorëve do t’i ndjekë penalisht për sjelljen e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme. Por reagimi nuk ka vonuar: G-Bani ka “goditur” me fjalë të forta, duke e quajtur Laertin “hipokriti i këtij Big Brother-i” dhe duke shtuar se, pas daljes, “do t’i duhet të blejë shtëpi.”
Nuk mbaron këtu G-Bani ka zbuluar se ka lënë dy projekte filmike për të hyrë në Big Brother, dhe tani, sipas tij, Laerti po përpiqet të vendosë “gjoba” nga zhgënjimi që nuk fitoi.
Në një deklaratë që po bën xhiron e rrjeteve sociale, G-Bani thotë: “Mos u mërzit, hipokrit. Të kam parë unë se si ke shikuar dhe si ke puthur duar dhe cepa buzësh –me konsensus, sigurisht. Po nëse je gati për ndjekje ligjore, merresh me gjëra serioze që u thanë, jo me shikime dhe prekje që janë dukshëm të çuditshme.”
Në fund, G-Bani “thumbon” edhe me një krahasim epik “Një bojaxhi në Greqi vazhdon e shkruan poezi, ndërsa ti, Laert, nuk arrite të shkruaje asnjë, as brenda shtëpisë.”
Për momentin, nuk ka konfirmim nëse procedurat ligjore janë nisur zyrtarisht, por ka zëra që edhe banorë të tjerë si Gjesti mund të ndërmarrin veprime të ngjashme sidomos pasi Laerti ka thënë në një moment se “Gjesti duhet vrarë” një deklaratë që ka shkaktuar tronditje të madhe në publik. Prive by Liberta Spahiu