Motra e aktores së njohur Olta Gixhari, Gerta, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimin e fundit.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Kroaci, ku shfaqet në bikini duke theksuar linjat trupore dhe dukshëm në humor të mirë.
Gerta duket se po shijon verën me plot relaks, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me komente dhe pëlqime për pamjen e saj.

Kujtojmë që Gerta Gixhari ka qenë pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, ku u shfaq në rolin e moderatores. Ajo e mbylli me sukses puntatën e saj të parë, duke lënë mbresa te publiku.