“Hera e fundit është sonte”, Dafina jep lajmin e hidhur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri sonte do të mbajë koncertin e fundit, pasi shumë shpejt ajo edhe do të lind, duke u bërë nënë për herë të parë.

Në një reagim që e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram, Dafina thotë se nuk e di se kur do të kthehet prapë për të performuar, e për këtë, ajo shton se ka shumë emocione, pasi një kapitull i ri për të po fillon.

“Ju dua shumë”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja, në shenjë nderimi dhe respekti për gjithë përkrahësit e saj.