Kryeministri në detyrë, ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndryshe nga formimi i Qeverisë, që e sheh si përgjegjësi të partisë së tij Vetëvendosje.
Kurti mes tjerash ka thënë se tashmë edhe çështja e votimit të fshehtë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë”.
‘Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre.”