Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se përpjekjet për formimin e qeverisë Kurti 3 vazhdojnë me qëllim përmbyllen ditën kur do të konstituohet Kuvendi i ri, më 15 prill.
Nisur nga kalkulimet e deritanishme ajo u shpreh se e sheh të vështirë formimin e qeverisë Kurti me shumicë të thjeshtë për të cilën do të duhen të paktën 61 deputetë.
“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë… Me trendin aktual nuk mund të kem parashikim pozitiv. Dua të besoj që do i kemi, por po e shoh me vështirësi”, tha ajo./Zëri