Lajm i ëmbël, Remzie Osmani po bëhet sërish gjyshe

Remzie Osmani së shpejti pritet të bëhet gjyshe për herë të tretë.

Kjo pasi bashkëshortja e djalit të saj, Gëzimja, është shtatzënë.

Lajmin e ëmbël e zbuloi Gëzimja përmes një postimi në Instagram.

Ajo ndau disa foto në të cilat vërehej barku i rrumbullakosuar dhe shkroi: ‘Brenda meje po rreh një zemër tjetër’.

Urime, shtatzëni të mbarë!