Gara për fitore të ‘Big Brother VIP Albania’ po vazhdon të behet çdo ditë e më e fortë nga konkurrentet.
Me hyrjen e Gjestit, ky edicion është popullarizuar edhe më shumë. Konkurrentët e rinj, veçanërisht Gjestit, kanë ndryshuar dinamikën e shtëpisë dhe po shkaktojnë debate të shumta midis banorëve dhe ndjekësve të shfaqjes.
Gjesti, me një personalitet karizmatik dhe aftësi për të krijuar lidhje me publikun, ka fituar zemrat e shumë ndjekësve. Ndjekësit e këngëtarit kanë bërë një krahasim teksa kanë treguar se fitues i këtij edicioni do të zgjidhte Gjesti. Kjo tregon se ai ka krijuar një bazë të fortë mbështetjeje, e cila është e rëndësishme për të progresuar në këtë garë të ashpër.
Analizat e fundit tregojnë se ndjekësit po i japin më shumë rëndësi pëlqimeve të postimeve që bëjnë banorët në llogaritë e tyre sociale. Sipas ndjekësve, mjeti i matës nuk janë votat në këtë pikë, por pëlqimet e postimeve, pasi në llogarinë e banoreve dallohet dukshëm se kush është më i pëlqyer në publik.
Kjo tregon se interaksioni në rrjetet sociale ka një ndikim të rëndësishëm në vendosjen e favoritëve për të fituar show-n.
Po ashtu, Rozana dhe Gerta po rriten gjithashtu në popullaritet, duke ofruar drama dhe emocion për audiencën. Rozana shpesh herë del si figurë që provokon debate mes banorëve dhe gjeneron diskutime të vazhdueshme. Në anën tjetër, Gerta, me një qasje më të qetë, po tregon se ka aftësi për të bërë aleanca dhe për të menaxhuar tensionet brenda shtëpisë.
Pra, publiku ka shumë për të pritur në ditët në vazhdim. Kjo është diçka që i mban ata të angazhuar dhe të apasionuar pas ‘Big Brother VIP Albania’, duke i bërë ata të ndihen pjesë të ngjarjeve që ndodhin brenda kësaj shtëpie dhe të jenë gati për çdo kthesë të papritur. Dhe me Gjestin, Rozanën, dhe Gertën në fokus, gara ka marrë një ndihmesë të re, duke e bërë atë më interesante se kurrë më parë.
Me me shume like qendron Gjesti i pari ku edhe shume prej publikut mendojne qe ai do jete fituesi i ketij edicioni.