“Nisma nuk është e interesuar për Qeveri”- Limaj konfirmon se është takuar me Kurtin tri herë

Lideri i Nismës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kutin.

Ai ka thënë se Kurti ka shprehur interesim për bashkëpunim, shkruan Insajderi

“Kam pas ftesë nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Kam shkuar dhe jam takuar. Tri takime i kam pasur me Kurtin. Kemi bisedu lloj lloj temash”, thotë Limaj.

“Ai dëshiroi partneritet. Kurti me ofroi me qenë pjesë e Qeverisë. Unë i kam thënë se Nisma nuk është e interesuar për Qeveri”, tha ai.

“Mund të bëjmë bashkëpunim në nivel Kuvendi”. “Ia kërkova postin e kryeparlamentarit”, vijon Limaj.

Limaj thotë se kanë pasur një dakordim gojor për postin e kryeparlametnarit.