Pas humbjes së zgjedhjeve, PD del në protestë! Demokratët mblidhen në Bulevardin “Zogu i Parë” (Video)

Pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD pësoi një humbje të thellë, simpatizantë dhe mbështetës demokratë janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë, rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane.

Protesta ka si qëllim, sipas opozitës, votën e lirë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka kontestuar zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar PS në pushtet se votat janë vjedhur.

Sipas drejtuesve të Partisë Demokratike, ata kanë faktuar dhe do të publikojnë fakte të reja që tregojnë se zgjedhjet janë manipuluar.