“Penallti e pastër” – Gjyqtari spanjoll thotë se Barcelonës iu mohua një 11-metërsh

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Interi 4-3 pas kohës shtesë.

Rezultati përfundimtar pas dy ndeshjeve ishte 7-6 për Interin.

Një rast diskutabil ishte kur Lamine Yamal u pengua në dy raste nga Henrikh Mkhitaryan, njëherë jashtë zonës dhe brenda zonës në të njëjtin aksion.

Por gjyqtari Marciniak vendosi që të jepte goditje dënimi dhe jo penallti.

Kjo ka bërë që gjyqtari Antonio Mateu Lahoz të thotë në televizion se Barcelona u dëmtua në atë rast pasi duhej të akordohej penallti.

“Penalti e pastër për Barcelonën pasi lojtari prek dy herë Lamine Yamalin”.

“Një herë jashtë zonës dhe një herë brenda, gjë që e rrëzon Laminen”, ka deklaruar Lahoz.