Përparim Rama ka një befasi: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dal me një video, ku ka treguar se janë duke e bërë një robot në Prishtinë që do të ndërtojë tulla, duke përdorur materiale të reciklueshme.

Sipas Ramës, roboti do t’i ndërtonte 600 deri në 1 mijë tulla në ditë.

E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”, ka thënë Rama.

Ai nga Venecia ka thumbuar Ministrinë e Kulturës, duke e lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, duke thënë se mund të ia ndalin edhe këtë projekt.

Mos i tregoni IKMM’së dhe Ministrisë së Kulturës se vijnë na e ndalin. Mbajeni privatësinë”, ka thënë Rama.