Real Madrid nuk arrin dot te beje permoysjen e madhe ndaj Arsenalit në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët pas humbjes 3-0 në”Emirates” u mundën edhe sot në shtëpi me shifrat 1-2.
Arsenal pati shansin e arte te kaloje ne avantazh në minutën e 10-të, por Saka humbi penalltine. Raul Asencio pengon brenda zones Mikel Merino-n, arbitri pasi pamjet ne ekran akordoi penallti për “Topçinjtë”. Bukayo Saka gabon nga 11-metershi, goditja e tij pritet nga Courtois.
Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka nje kontakt me Declan Rice dhe rrezohet ne tokë, arbitri akordon penallti, nderhyn VAR . Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR qe nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të terheq vendimin e tij te paré, loja vazhdon normalisht. Rice ndëshkohet me te verdhë dhe humb ndeshjen e radhes ne giysmefinale.
Gjithsesi kunderpërgjigja e madrilenëve erdhi per nje minute, Vinicius Junior perfiton nga nje gabim i pafalshem i mbrojtesit te Arsenalit, William Saliba dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Ne minutat shtese, Arsenali gjen dhe golin e dytë me Gabriel Martinelli, braziliani merr nje top te bukur nga Mikel Merino dhe dergon topin ne rrjete.
Rezultati perfundimtar 1-2. Arsenal shkon në giysmefinale me rezultatin e pergjithshem 5-1 dhe i pret PSG-ja në giysmefinale. Reali e moyll ketu aventuren ne Champions League.