Shkurte Fejza publikon fotografi romantike me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka ndarë këtë fundjavë disa imazhe të ngrohta nga Mushtishti, vendlindja e saj dhe e bashkëshortit të saj.

No description available.

Çifti, i cili prej dekadash gëzon një dashuri të qëndrueshme dhe të admiruar nga publiku, është shfaqur shumë i afërt dhe i dashuruar pranë njëri-tjetrit, mes peizazheve të bukura të fshatit të tyre të zemrës.

Fotot që kanë shpërndarë në rrjete sociale tregojnë jo vetëm bukurinë natyrore të Mushtishtit, por edhe lidhjen e fortë që Shkurta dhe Hajrushi kanë me rrënjët e tyre, shkruan “Kosovarja”.