Tërmet i fuqishëm godet Stambollin, epiqendra në Silivri

Stamboll, 23 Prill 2025 – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur qytetin e Stambollit, me epiqendër në rrethin e Silivrit, njofton Drejtoria turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), raporton Anadolu.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndjerë fuqishëm në të gjithë zonën metropolitane të Stambollit dhe rajonet përreth, duke shkaktuar panik mes banorëve, të cilët kanë dalë në rrugë në kërkim të sigurisë.