VALENCIA TRONDIT REALIN! Fitore në “Bernabeu” pas 17 vitesh në La Liga, stadiumi vërshëllen ekipin (VIDEO)

Real Madrid bën nje vetevrasje te madhe dhe ndoshta mund te dorezoje rrugen te Barcelona pasi sot ka ardhur në “Santiago Bernabeu” një humbje e rënde, nga ato që do te mbahen mend te Valencia e cila fiton ne fushën e Real Madrid pas 17 vitesh radhazi qe nuk e bënte.

Ne ate kohë ishte Ronald Koeman që i drejtonte dhe ajo ndeshje u mbyll 2-3.

Skuadra e Ancelottit, edhe pse e nisi mjaft mire, menjehere la pershtypjen se pasditja nuk do te ishte fare e lehte, pasi Vinicius Jr shperdoroi nje penallti te fituar nga Mbappe pas pamjeve VAR dhe jo pak e dyshimte.

Nga 11-të metershi, braziliani pa t’i mohohej goli nga portieri Mamardashvili, i cili ka qene spektakolar sot me pritjet e tij deri ne fund duke ruajtur portën.

Valencia gjeti golin e avantazhit direkt më pas teksa tentativat e Realit shkuan ose jashte, ose të pritura ose ndonjëra, ne shtyllë, si në rastin e Mbappe. Me disa ndryshime pjesën e dytë, Reali gjeti edhe golin e 1-1 me Vinicius Jr, por edhe pse sulmoi deri në fund, goli nuk doli.

Doli, por ne krahun tjeter, sepse ne kundersum, dy kunder dy, Valencia shënoi me Duro-n golin fatal te 1-2 duke tronditur Real Madrid dhe duke bërë që “Bernabeu” të niste vershëllimat drejtuar ekipit por edhe trajnerit Carlo Ancelotti.