Pas muajsh thashethemesh e aludimesh, është konfirmuar se Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të madh televiziv në vend.
Lajmi u bë i ditur në fund të promos së publikuar sot nga Top Channel, duke i dhënë fund spekulimeve rreth emrit të moderatorit.
Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur emra të ndryshëm për drejtimin e spektaklit, mes tyre edhe ai i Arbana Osmanit. Por televizioni ka vendosur t’i besojë sërish Liços drejtimin e programit që ka thyer çdo rekord shikueshmërie.
së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat që do të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ashtu edhe për personazhet që pritet të marrin pjesë.