Vinicius ndalon lojën për Lamine Yamalin, gjesti që emocionoi tifozët në El Clasico

Një episod mes Lamine Yamal dhe Vinicius Junior gjatë El Clasico-s së së dielës është bërë viral në internet, duke treguar një anë të rrallë të ndeshjes më të zjarrtë në futbollin spanjoll.

Në një video të shpërndarë, shihet momenti kur Yamal faulohet dhe fillon të çalojë. Vinicius Junior, në vend që të ndjekë lojën, ndalet dhe i afrohet atij me shqetësim.

“Lamine, a është gjithçka në rregull? Je mirë?”, dëgjohet duke pyetur braziliani.

Një gjest i rrallë kujdesi dhe sportiviteti, në një ndeshje që zakonisht karakterizohet nga tensioni dhe rivaliteti i lartë mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Barcelona e fitoi ndeshjen dramatike me rezultat 4-3 ndaj Real Madridit, duke siguruar matematikisht titullin kampion, me vetëm edhe dy xhiro të mbetura deri në fund të sezonit.

SHIKONI VIDEON KËTU