VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda Baljen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pranuar të nominojë Duda Baljen për ministre, ndërkohë që ka folur për sfidat e mundshme lidhur me votat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Rexhaj ka theksuar se është një hap i rëndësishëm që krejt deputetët janë takuar dhe janë arritur disa marrëveshje, përfshirë pranimin e Baljes në kabinetin qeveritar.

”Krejt deputet i kemi taku, e kemi pranu me bë  edhe ministre Duda Baljen, por unë mendoj që këtu është duke ndodhur diçka për herë të parë, krejt minoritetet iu kanë bashkangjitur qeverisë. Tash mundën me pas vullnet politik deputeti apo deputetja, që unë nuk mundem me paragjyku,” ka thënë ai në Politico.