Drama mes Xhenetës dhe Gjestit duket se sapo ka hyrë në një fazë të re! Xheneta nuk ka ndërmend të ndalet këto ditë dhe postimet e saj në rrjete sociale janë bërë shenja të qarta se ajo ka shumë për të thënë… pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e askujt. Por ndjekësit e kuptojnë mirë për kë bëhet fjalë!
Nuk ka kaluar shumë, dhe rrjeti shpërtheu sërish, kur Egli postoi një video të ëmbël me Gjestin nga festa e organizuar mbrëmë nga vëllai i madh i Gjestit. Në video ata shfaqen shumë të afërt, ndërsa mbi të shkruhej:
“Dje, sot dhe nesër.” Duke ngritur pyyetjen, a është kjo një konfirmim i lidhjes së tyre? Apo një thumbim ndaj Xhenetës?
Në një postim të fundit në Instagram, Xheneta ka ndarë një foto bardh e zi ku shfaqet mjaft joshëse, me një mbishkrim që ngriti temperaturat në komente:
“E humbe një të vërtetë. Paç fat me kopjet.”
Një “diss” i hapur për Gjestin dhe mesa duket lidhjen e tij të re me Eglin!
Ndërkohë, publiku është në pritje të një përballjeje të mundshme mes treshes – live apo privatisht – por deri tani, çifti i ri nuk ka reaguar ndaj postimit të Xhenetës.
A do ketë ndonjë reagim të fortë nga Gjesti? Apo do preferojë të qëndrojë në heshtje bashkë me Eglin kjo do mbetet te shihet. Prive by Liberta Spahiu