Njihuni me motrën yll të Xhenetës

Finalistja Xheneta Fetahu ka vendosur të marrë pak kohë për veten… dhe për familjen. Bukuroshja ka udhëtuar drejt Suedisë, ku jeton familja e saj, dhe duket se po shijon çdo moment pranë më të dashurve.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë është postimi i saj në Instagram Story, ku Xheneta ka ndarë një foto krah një vajze elegante dhe shumë tërheqëse, duke e shoqëruar me përshkrimin:

“My other half” dhe një zemër të zezë.

Bëhet fjalë për motrën e saj, Lea, e cila deri tani nuk ishte bërë e njohur për publikun shqiptar. Me pamjen e saj tejet simpatike, stili minimalist dhe shik, Lean ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të Xhenetës.

A ju duket që ngjajnë? /Prive By Liberta Spahiu